Foto nga CMG
Të enjten u zhvillua në San-Francisko "Dialogu miqësor i shkëmbimeve kulturore e njerëzore Kinë-ShBA", i bashkorganizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Shoqata për Shkëmbimet Rinore dhe Studentore ShBA-Kinë. Në këtë aktivitet temat kryesore ishin bashkëbisedimet për miqësinë mes dy popujve dhe forcimi i lidhjeve dhe komunikimit.
Foto nga CMG
Në aktivitet mbajtën fjalime të rastit drejtori i CMG-së Shen Haixiong, ish-kryetarja e Komitetit të Miqësisë të Shtetit të Ajovës Sarah Lande, nipi i gjeneralit amerikan Joseph Stilwell, John Easterbrook, dhe studiuesi i shoqatës turistike dhe kulturore "Kuliang", Elyn MacInnis. Krahas tyre, morën pjesë edhe veterani i Grupit Vullnetar Amerikan të Forcave Ajrore Kineze gjatë luftës japoneze, të njohur si “Tigrat Fluturues”, Harry Moyer, kryetari i komitetit të miqësisë Muskatinë-Kinë Dan Stein, çifti mik i Kinës Richard Kimberley dhe e shoqja, kryetari i Fondacionit të Trashëgimisë së Aviacionit Kinë-ShBA Jeffrey Greene, kryetari i Shoqatës së Shkëmbimeve Rinore dhe Studentore ShBA-Kinë David Chong, krijuesi i fondacionit "Helen Foster Snow", Adam Foster, dhe përfaqësues nga shkolla "Lincoln" e shtetit të Uashingtonit.
Foto nga CMG
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha që takimi i liderëve të Kinës dhe ShBA-së në San-Francisko ka tërhequr vëmendjen e botës. San-Francisko sigurisht do të bëhet pikënisja e re për stabilizimin e marrëdhënieve kino-amerikane. Kryetari Xi Jinping ka vënë në dukje që shpresa dhe baza e marrëdhënieve Kinë-ShBA qëndron te dy popujt, e ardhmja qëndron te brezi i ri dhe gjallëria e tyre e ka bazën te lidhjet në nivel vendor. Për zhvillimin e mirë të këtyre marrëdhënieve duhet të përmblidhen forcat e të dy palëve. Tani Kina dhe ShBA-ja kanë krijuar 284 marrëdhënie binjakëzimi mes provincave/shteteve dhe qyteteve të tyre. Miqësia e dy popujve ka kaluar kontinentet e sprovat e kohës dhe lidhjet miqësore mes dy popujve kanë një histori të gjatë dhe gjallëri të plotë.
Foto nga CMG
Shen u shpreh më tej që pikturat dhe fotografitë mbi Tigrat Fluturues dhe Kuliang-un që shfaqen në këtë aktivitet, janë restauruar me teknologjinë e CMG-së 8K+AI, çka ka rigjallëruar këtë histori me pasion të jashtëzakonshëm. Marrëdhëniet kino-amerikane janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë dhe media luan një rol të rëndësishëm në shtimin e shkëmbimeve kulturore e njerëzore dhe forcimin e miqësisë. Si media kryesore komplekse me përmasa më të mëdha dhe mbulim më të gjerë në botë, CMG-ja prej kohësh përpiqet të krijojë një urë mes dy popujve për mësim të ndërsjellë dhe për bashkëpunim e shkëmbime. "Vitin e ardhshëm do të jetë 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-ShBA. Kryetari Xi ka thënë që lidhjet ndërmjet të dy vendeve varen nga miqësia mes popujve të tyre. Të shpresojmë që më shumë miq të marrin pjesë dhe të shtojnë gjallërinë e marrëdhënieve kino-amerikane," tha Shen. (Jiang Lei)