161 varre të lashta zbulohen në Kinën Lindore
2023-11-17 11:33:30

161 varre të lashta u zbuluan së fundmi në provincën Shandong të Kinës Lindore, sipas Institutit Arkeologjik të Jinan.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin periudhës së mesme dhe të vonë të shteteve ndërluftuese.

Përveç varreve, gjatë gërmimeve dolën edhe grumbuj rrënojash të tjera, duke përfshirë gropa hiri dhe puse, nga të cilat u zbuluan mbi 300 grupe objektesh, si enë balte, kupa qeramike dhe monedha bakri, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas arkeologëve të institutit Jinan, zbulimi ofron materiale të reja për të studiuar zakonet e varrimit dhe shoqërinë në periudha të ndryshme në rajon. (Elona)