2023-shi mund të jetë viti më i ngrohtë që nga 1850-a për shkak të “El Nino”-s
2023-11-17 11:25:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat më të fundit nga Qendra Kombëtare e Klimës në Pekin tregojnë se “El Nino” pritet të vazhdojë deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe mund të ndikojë që 2023-shi të rezultojë viti më i ngrohtë që nga 1850-a, shkruan “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, “El Nino” është një fenomen klimatik i natyrshëm, që fillon me ujërat sipërfaqësore jashtëzakonisht të ngrohta në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor dhe që ndikon në motin në mbarë botën. Mesatarisht, ai ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe një episod zakonisht zgjat 9 deri në 12 muaj.

Qendra tha se kombinimi i “El Nino”-s dhe ngrohjes globale do të rriste shanset e fatkeqësive meteorologjike të shkaktuara nga moti ekstrem dhe mund të çojë gjithashtu në një dimër të ashpër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“El Nino” parashikohet të shkaktojë kulmin e temperaturës së sipërfaqes së detit midis nëntorit të këtij viti dhe janarit 2024. (Elona)