Kinë, hapet pusi më i madh i naftës dhe gazit në Azi
2023-11-17 12:36:16

Foto nga CMG

Gjiganti petrokimik kinez "Sinopec" njoftoi të mërkurën që ka përfunduar ndërtimin e një pusi nafte dhe gazi 9 432 metra të thellë, duke vendosur një rekord të ri për pusin më të thellë tokësor të shpimit në Azi. 

Pusi "Yuejin 3-3XC", që gjendet në pellgun naftëmbajtës të Tarimit në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore dhe që është pjesë e projektit "Shendi-1", pritet të prodhojë 200 tonë naftë bruto dhe 50 000 metra kubë gaz natyror në ditë. 

Kjo arritje, e siguruar pas 177 ditësh operacionesh shpimi që nga 1 maji, shënon një përparim të rëndësishëm në eksplorimin dhe zhvillimin e burimeve ultra të thella të naftës dhe gazit në Kinë.