Kina nxit zhvillimin e sektorit të kursimit të ujit
2023-11-17 17:32:56

CFP

CFP

CFP

CFP

Kina ka përmirësuar industrinë e saj të kursimit të ujit dhe në thelb ka formuar një zinxhir industrial që përfshin kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin e pajisjeve, ndërtimin e projekteve dhe menaxhimin e shërbimeve, tha ministri i Burimeve Ujore në një intervistë me “Xinhua”.

Industria e kursimit të ujit ka filluar të marrë formë, duke mbuluar fusha të tilla si ujitja bujqësore, trajtimi i ujërave të zeza industriale, pajisjet e kursimit të ujit në shtëpi, kontrolli i rrjedhjeve të tubacioneve, riciklimi i ujërave të zeza, shkripëzimi i ujit të detit dhe teknologjia inteligjente e kursimit të ujit, tha ministri Li Guoying.

Kina ka forcuar inovacionin në këtë sektor, duke ofruar më shumë mbështetje për kërkimin dhe zhvillimin e produkteve, teknologjisë dhe pajisjeve që kursejnë ujin, vuri në dukje ai. (Elona)