Më 16 nëntor paradite sipas kohës lokale, Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim me shkrim të titulluar "Të punojmë së bashku për të përballuar sfidat dhe të shkruajmë një kapitull të ri në bashkëpunimin Azi-Paqësor" në Samitin e Liderëve të Biznesit të APEK-ut, të mbajtur në San Françisko.
Foto: VCG
Xi Jinping vuri në dukje se 30 vjet më parë, udhëheqësit e rajonit Azi-Paqësor ndoqën trendin e zhvillimit paqësor dhe mblodhën Takimin e parë Joformal të Liderëve të APEK-ut, duke e shtyrë zhvillimin e Azi-Paqësorit dhe globalizimin ekonomik në korsinë e shpejtë. Rajoni Azi-Paqësor është bërë qendra e rritjes ekonomike botërore dhe spiranca e zhvillimit dhe stabilitetit global. Duke shkëmbyer atë që na nevojitet dhe duke u fokusuar në zhvillim, ne kemi krijuar "Mënyrën APEK", e cila është e pavarur, vullnetare, e bazuar në konsensus hap pas hapi, dhe promovon frymën e partneritetit të harmonisë pa dallime, duke kërkuar gjuhën e përbashkët, duke lënë mënjanë dallimet dhe duke punuar së bashku Udhëtimi i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit na ka dhënë shumë zbulime të thella. Xi Jinping theksoi se bota ka hyrë në trazira dhe ndryshime të reja dhe se ku do të shkojë bashkëpunimi në 30 vitet e ardhshme është bërë një çështje e re me të cilën përballemi. Ne duhet të mbështesim synimin origjinal të APEK-ut dhe të promovojmë bashkëpunimin Azi-Paqësor për të rifilluar.
Ne duhet të mbështesim bashkërisht synimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, t'i përmbahemi dialogut në vend të kundërvënies, krijimit të partneritetit në vend të aleancave dhe të ruajmë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë në Azi-Paqësor.
Rajoni Azi-Paqësor nuk mund dhe nuk duhet të bëhet një fushë beteje e lojërash gjeopolitike, ku nuk lejohen as “Lufta e re e Ftohtë” dhe konfrontimet në grupe. Ne duhet të ngulim këmbë në rajonalizmin e hapur, të nxisim në mënyrë të palëkundur procesin e ndërtimit të Zonës së Tregtisë së Lirë Azi-Paqësor, të promovojmë ndërlidhjen dhe integrimin ekonomik të vendeve të ndryshme dhe të krijojmë një ekonomi të hapur Azi-Paqësor me bashkëpunim me leverdi të ndërsjellë. Ne duhet të përparojmë në transformimin dhe zhvillimin digjital, inteligjent dhe të gjelbër, të forcojmë risi dhe shfrytëzimin e rezultateve në fushën teknologjike, të promovojmë integrimin e thellë të ekonomisë digjitale dhe atë reale, të punojmë së bashku për të përmirësuar qeverisjen globale tekniko-shkencore dhe të krijojmë një mjedis të hapur, të drejtë, të barabartë dhe pa diskriminim për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.
Xi Jinping theksoi gjithashtu se që nga fillimi i këtij viti, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rimëkëmbet dhe ka bërë përparime drejt zhvillimit me cilësi të lartë. Kina është ende motori më i madh i rritjes së ekonomisë globale. Ajo ka epërsi institucionale të një ekonomie socialiste të tregut, ka kërkesa të një tregu gjigant, sistem të përsosur të furnizimeve industriale, një numër të madh punëtorësh dhe sipërmarrësish të mirëpërgatitur, ka forcë të fuqishme nga brenda për rritje, elasticitet dhe mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik. Prirja bazë e rritjes në afat të gjatë të ekonomisë së Kinës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Ne jemi të sigurt dhe të aftë për të arritur një zhvillim afatgjatë e të qëndrueshëm dhe do të vazhdojmë t’i sjellim botës shtysa dhe mundësi të reja krahas zhvillimit tonë.
Kina këmbëngul në ndërtimin e saj me një derë të hapur, do të vijojë në mënyrë të palëkundur hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme. Vendosmëria e saj për të krijuar një mjedis biznesi të ndërkombëtarizuar të orientuar nga tregu dhe të sunduar prej ligjit nuk do të ndryshojë. Politika e saj për të ofruar shërbimet me cilësi të lartë pa diskriminim për investitorët e huaj nuk do të ndryshojnë. Pikënisja dhe qëllimi i modernizimit kinez është t'u mundësojë më shumë se 1.4 miliardë banorëve kinezë të gëzojnë një jetë më të lumtur. Për botën e jashtme, kjo do të thotë një treg më i gjerë dhe mundësi bashkëpunimi të papara, e cila sigurisht do t’i shtojë vitalitet të fortë modernizimit botëror. Qarqet globale të biznesit janë mirëpritur të marrin pjesë aktive në procesin e modernizimit kinez dhe të fitojnë nga zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës!