Foto nga VCG
Ministria e Arsimit e Kinës ka nxjerrë një qarkore për krijimin e një komiteti këshillimor kombëtar për shëndetin mendor të studentëve kinezë.
Foto nga VCG
Nën drejtimin e ministrisë, komiteti do të kryejë kërkime, hetime, monitorime dhe vlerësime në lidhje me shëndetin mendor të studentëve të universitetit, nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore, sipas dokumentit, cituar nga “Xinhua”. Organizimi i komitetit do të paraqesë pesë zona pune bazuar në zonat gjeografike të Kinës dhe secila zonë pune kërkohet të kryejë një ngjarje madhore çdo vit shkollor për të vlerësuar gjendjen e shëndetit mendor të studentëve brenda zonës së saj, thuhet në qarkore.
Foto nga VCG
Gjetjet dhe sugjerimet për punën për shëndetin mendor të studentëve do t'u raportohen autoriteteve lokale përkatëse dhe sekretariatit të komitetit këshillimor kombëtar, sipas ministrisë. (Elona)