Bizneset e Tajvanit thonë se integrimi industrial është kyç në sigurimin e paqes ndërmjet dy brigjeve të ngushticës
2023-11-17 12:44:53

Foto nga VCG

Mbledhja e CEO-ve të Dy Brigjeve të Ngushticës, që kremtoi përvjetorin e vet të dhjetë, përfundoi të mërkurën në Nankin të provincës Jiangsu të Kinës Lindore, duke vënë në dukje një dekadë partneriteti të rëndësishëm ekonomik midis pjesës kontinentale dhe rajonit të Tajvanit të Kinës.

Pjesëmarrësit në samit theksuan rolin vendimtar të integrimit industrial në sigurimin e paqes ndërmjet dy brigjeve të ngushticës. 

Gjatë 10 vjetëve të fundit, tregtia ndërmjet dy brigjeve të ngushticës ka pasur një rritje mbresëlënëse, pothuajse duke u dyfishuar, duke arritur në 319.6 miliardë dollarë amerikanë vjet, nga 168.9 miliardë dollarë në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje, siç vuri në dukje Lai Cheng-i, kryetari i Dhomës së Përgjithshme të Tregtisë së Tajvanit, ka ardhur në një masë të madhe për shkak të politikave që favorizojnë bizneset e Tajvanit në pjesën kontinentale, duke krijuar një marrëdhënie sinergjie. 

Marrëveshja Kornizë e Bashkëpunimit Ekonomik (ECFA), e nënshkruar në qershor 2010, ka qenë një nxitëse kyçe për këtë përparim, shtoi Lai. 

Deri në qershor të këtij viti, ECFA solli 8.8 miliardë dollarë ulje tarifash për Tajvanin, bëri të ditur në tetor Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.

Përveç rritjes së tregtisë, ECFA ka shtuar praninë dhe konkurrueshmërinë globale të produkteve të Tajvanit në tregun e  pjesës kontinentale, tha Zhu. 

Megjithatë, Kao Koong-lian, kryetar i shoqatës së shkëmbimeve ekonomike-tregtare dhe kulturore  ndërmjet dy brigjeve të ngushticës, paralajmëroi kundër ndikimit ekonomik të mundshëm të përfundimit të ECFA-së në samit. 

Studiuesit vlerësojnë se norma e rritjes ekonomike të Tajvanit mund të ulet me 0.4 për qind në qoftë se ECFA do të përfundonte, tha Gao, duke vënë në dukje se kjo rënie potencial mund të çojë në sfida për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të prishë balancën industriale dhe të rritë pabarazitë socioekonomike në Tajvan.