BE-ja propozon masa të reja për të tërhequr punonjës të kualifikuar në mbarë botën
2023-11-17 17:36:42

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Komisioni Europian propozoi masa të reja vullnetare për të trajtuar mungesat në tregun e punës dhe për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga jashtë. 

“Me aftësi të larta në mbarë botën, konkurrueshmëria e ardhshme e BE-së do të përcaktohet nga kapaciteti i industrisë sonë për të punësuar në bizneset e saj”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, shkruan “ATSH”. 

“BE-ja po konkurron me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Australinë për të tërhequr punonjës të kualifikuar”, tha Schinas. 

“Përmirësimi i mënyrave ligjore për të kaluar në Bashkimin Europian ishte thelbësor”,- tha komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, duke shtuar se blloku duhet të luftojë racizmin për të qenë më tërheqës për rekrutët ndërkombëtarë. 

KE-ja synon të krijojë një platformë, ku shtetet e BE-së të postojnë vullnetarisht vendet e lira të punës që dëshirojnë të plotësojnë me punonjës ndërkombëtarë. 

Parlamenti Europian dhe shtetet e BE-së megjithatë duhet ende të negociojnë dhe miratojnë propozimin përpara se të krijohet një platformë e tillë. (Elona)