Paraditen e së enjtes, sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping u takua në San Francisco me presidenten peruane Dina Boluarte.
Foto: VCG
Gjatë takimit Xi tha se Peruja është një vend i rëndësishëm në rajonin e Amerikës së Jugut dhe një nga vendet më të hershme të Amerikës Latine që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën e Re.
“Për mbi gjysmë shekulli, Kina dhe Peruja kanë mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin lidhur me interesat thelbësore të njëri-tjetrit dhe shqetësimet kryesore dhe bashkëpunimi dypalësh ka përparuar vazhdimisht. Ky vit shënon dhjetë vjetorin e vendosjes së partneritetit strategjik të përgjithshëm midis Kinës dhe Perusë. Gjatë 10 vjetëve të kaluara, ne kemi arritur rezultate të frytshme në bashkëpunim. Kina është partneri më i madh tregtar i Perusë, ndërsa Peruja është bërë destinacioni i dytë më i madh i investimeve të Kinës në Amerikën Latine. Të dy vendet kanë bërë përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në ndërtimin e bashkëpunimit ", u shpreh kreu i shtetit i Kinës.
Bashkëpunimi Kinë - Peru në kuadër të nismës Një brez, një rrugë" ka nxitur zhvillimin dhe ringjalljen e vendeve përkatëse, duke sjellë përfitime konkrete për popullin e të dy vendeve.
Në situatën e re, zhvillimi i marrëdhënieve të Kinë-Peru është në përputhje jo vetëm me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe aspiratat e përbashkëta të të dy popujve, por gjithashtu me rëndësi të madhe për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të ekonomisë në rajonin e Azi Paqësorit dhe ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.
Kina mbështet Perunë në pritjen e takimit jozyrtar të udhëheqësve të APEC 2024 dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Perunë për të nxitur arritje të reja në bashkëpunimin në kuadër të APEC-ut, duke dhënë kontribute të reja në rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë të rajonit Azi Paqësor, si dhe në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në rajonin Azi Paqësor.