Të enjten, CMG-ja, Shoqata e Shkëmbimeve Rinore e Studentore Kinë-ShBA dhe grupe të tjera organizuan bashkërisht në San-Francisko të ShBA-së "Dialogun miqësor të shkëmbimeve kulturore e njerëzore Kinë-ShBA". Nxënësit e korit të shkollës së mesme "Lincoln" në Takoma të Uashingtonit në ShBA përgatitën me kujdes një pikturë për presidentin kinez Xi Jinping e bashkëshorten e tij Peng Liyuan dhe i dërguan urime për ditëlindje znj. Peng Liyuan me kartolina dhe këngë korale. Drejtori i CMG-së i mori në emër të presidentit Xi dhe znj. Peng këtë pikturë dhe kartolinat.
Në këtë aktivitet, nxënësit e korit të shkollës së mesme "Lincoln" prezantuan një pikturë të bërë me dorë me titull "Së bashku për të ardhmen", që simbolizon miqësinë dhe paqen. Në pikturë dallohen elemente kineze, si panda gjigante dhe harqet, të cilat janë të integruara në mënyrë perfekte me elementet simbol të shtetit të Uashingtonit, si marmota dhe Gjilpëra Hapësinore, duke shprehur dëshirën dhe dashurinë e mësuesve dhe nxënësve të shkollës së mesme "Lincoln" për Kinën, si dhe urime të sinqerta për miqësinë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e përbashkët të së ardhmes. Pas pak ditësh është ditëlindja e bashkëshortes së presidentit Xi Jinping, Peng Liyuan. Nxënësit dërguan kartolina urimi për ditëlindje të punuara me kujdes, uruan përzemërsisht "Nënë Pengun" për ditëlindjen dhe kënduan këngën "Gëzuar ditëlindjen" në stilin akapela.
Në shtator 2015, presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan vizituan shkollën e mesme "Lincoln" dhe dhuruan libra që prezantonin Kinën, tavolina pingpongu dhe pajisje golfi. Në atë kohë, kori i shkollës këndoi këngën kineze "Fusha e shpresës" dhe këngën angleze "Çfarë bote e mrekullueshme" për presidentin Xi Jinping.
Sot, 8 vjet më vonë, kori këndoi përsëri këngën kineze "Fusha e shpresës" dhe këngën angleze "Qëndro pranë meje". Këngët e bukura përshkruan dëshirën për një jetë më të mirë, si dhe i kënduan miqësisë së të rinjve amerikanë dhe kinezë.