Pedro Sanchez rizgjidhet kryeministër i Spanjës
2023-11-17 11:26:57

Pedro Sanchez (Foto ATSH)

Pedro Sanchez (Foto ATSH)

Parlamenti spanjoll rizgjodhi Pedro Sanchez si kryeministër të enjten, me 179 vota pro, 171 kundër dhe asnjë abstenim.

Sanchez do të emërojë kabinetin e tij të ri mes të premtes dhe të shtunës dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave me formacionin e ri do të zhvillohet të martën e ardhshme, bën të ditur “Xinhua”.

Kreu i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, u ngrit nga vendi për të uruar Sanchez pas përfundimit të votimit. (Elona)