Video ekskluzive 丨Presidenti kinez Xi Jinping takohet me kryeministrin e Fixhit, Sitiveni Rabuka
2023-11-17 03:48:23

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministrin e Fixhit, Sitiveni Rabuka në San Françisko të enjten, sipas kohës lokale.

Preisidenti kinez u shprehu gëzim që u takua me kryeministrin e  Fixhit. “Në vite’90 të shekullit të kaluar, keni vizituar Kinën si kryeministër. Unë e vlerësoj lartë kontributin pozitiv që keni bërë për të promovuar marrëdhëniet Kinë-Fixhi”.

Xi tha se “Fixhi është ndër vendet e para të ishujve të Paqësorit që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Disa ditë më parë ishte 48-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Gjatë rreth gjysmë shekulli, marrëdhëniet Kinë-Fixhi kanë përsuar ndryshime të situatave ndërkombëtare dhe kanë bërë përparim të madh, duke promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Kina e konsideron Fixhin si një një mik dhe partner i mirë ndër ‘vendet e Jugut global’. Kina gjithmonë mbështet rrugën e zhvillimit të vetëzgjedhur nga populli i Fixhit. Kina mbështet rigjallërimin kombëtar të Fixhit dhe e  përkrah Fixhin për të luajtur një rol më të madh në fazat ndërkombëtare dhe rajonale. ”