Foto nga VCG
Më shumë qytete kineze raportuan rënie të çmimeve të shtëpive në tetor.
Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se 56 nga 70 qytete të mëdha dhe të mesme panë rënie nga muaji në muaj në çmimet e shtëpive të reja, ndërsa 67 regjistruan rënie të çmimeve për shtëpitë e vjetra, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Në katër qytetet e nivelit të parë, konkretisht në Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen, çmimet e shtëpive të reja, që mbetën të pandryshuara në shtator, u ulën muajin e kaluar dhe ai i shtëpive të rishitura u kthye në rënie.
Çmimet e shtëpive në 31 qytete të nivelit të dytë dhe 35 qytete të nivelit të tretë në përgjithësi ranë gjithashtu në tetor.
Foto nga VCG
Sektori i pronave në Kinë është ende në proces rregullimi. Por shenjat e përmirësimit janë të dukshme pasi qeveria ka zbatuar një sërë masash mbështetëse për tregun e banesave. Politikat e favorshme muajt e fundit përfshinin norma më të ulëta interesi për hipotekat ekzistuese për kreditë për shtëpinë e parë dhe lehtësimin e rregullave të hipotekave. Duke pasur parasysh potencialin e urbanizimit të Kinës dhe kërkesën e mjaftueshme për strehim, një model i ri i zhvillimit të pronave do të marrë formë gradualisht dhe tregu i pronave do të shohë zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen. (Elona)