Presidenti kinez Xi Jinping takon sulltanin e Bruneit Hassanal Bolkiah
2023-11-17 18:02:15

Xinhua

Xinhua

Të enjten pasdite, në San-Francisko të ShBA-së, presidenti kinez Xi Jinping u takua me sulltanin e Bruneit Hassanal Bolkiah.

"Jam shumë i gëzuar që takohem me Madhërinë Tuaj, Sulltanin e Bruneit. Vitin e kaluar u takuam gjatë mbledhjes jozyrtare të liderëve të APEC-ut. Ndihem shumë i lumtur që takohem sot përsëri me mikun tim të vjetër," tha Xi Jinping-u.

Kina e Brunei kanë një miqësi të gjatë tradicionale dhe janë vende fqinje mike me besim dhe mbështetje reciproke. Në 30 vjetët që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy palët kanë thelluar në mënyrë të pandërprerë besimin e ndërsjellë politik dhe kanë bashkërenduar strategjinë e zhvillimit, duke pasur arritje të frytshme nga bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme.

Sivjet është 5-vjetori i krijimit të marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit strategjik mes Kinës dhe Bruneit. Në të ardhmen, Kina dhe Brunei do të nxitin në mënyrë të pandërprerë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe do të vazhdojnë nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë, duke u sjellë të dy popujve më shumë lumturi.

Xi Jinping-u theksoi se pala kineze e përkrah Brunein të ndjekë një rrugë zhvillimi që përputhet me situatën e vet kombëtare, mirëpret zgjerimin e eksportimit të produkteve cilësore të Bruneit në Kinë dhe inkurajon më shumë ndërmarrje kineze që të investojnë në Brunei. Ai tha gjithashtu se të dy palët duhet të ruajnë së bashku paqen dhe qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore.

Xinhua

Xinhua

Hassanal Bolkiah e uroi nga ana e tij palën kineze për organizimin me sukses të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t. Ai theksoi se shkëmbimet miqësore mes Bruneit dhe Kinës kanë një histori shumë të gjatë. Brunei i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe dëshiron të shtojë bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, bujqësore, të peshkimit, të energjisë së gjelbër etj. dhe të nxitë pozitivisht bashkëpunimin me cilësi të lartë lidhur me nismën “Një brez, një rrugë”. Brunei është po ashtu i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Kinën në kornizën e ASEAN-it dhe shpreson të arrihet sa më parë "Kodi i sjelljes së palëve në Detin e Kinës Jugore", për ta bërë Detin e Kinës Jugore një det të paqes dhe miqësisë.  

(Xu Guang)