Të çelet një e ardhme me lulëzim të përbashkët Kinë-ShBA
2023-11-17 02:06:49

Në mbrëmjen e 15 nëntorit sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë dhe mbajti një fjalim në banketin e përbashkët të mirëseardhjes së grupeve amerikane të miqësisë, të zhvilluar në San Françisko të Kalifornisë.

Ai theksoi se ndodhemi në një kohë plot sfida, ndryshime dhe shpresa. E ardhmja e botës ka nevojë për bashkëpunimin Kinë-ShBA. Bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë është rryma e epokës dhe temë dominuese për marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Fjalimi i tij u mirëprit me shumë duartrokitje të ngrohta nga pjesëmarrësit, të cilët u shprehën se nëpërmjet fjalimit të tij, kreu i shtetit i Kinës i ka zgjatur dorën e miqësisë popullit amerikan, gjë që ka kuptim të rëndësishëm historik. Të dyja vendet duhet të forcojnë dialogun për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje me lulëzim të përbashkët.