MJK, konferencë shtypi lidhur me vizitën e Presidentit Xi në San Françisko
2023-11-17 20:25:29

 Në konferencën e rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të mbajtur  të premten, zëdhënësja Mao Ning iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth  vizitës së Presidentit Xi Jinping në San Françisko.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Duke iu referuar fjalimit të Presidentit Xi në banketin e mirëseardhjes të organizuar bashkërisht nga grupet amerikane të miqësisë, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga të ftuarit e pranishëm, zëdhënësja Mao Ning tha se kreu i shtetit i Kinës i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe dhe ka mbështetur inkurajimin e shkëmbimeve të popujve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe ka theksuar vazhdimisht se marrëdhëniet Kinë-SHBA e kanë themelin te populli, shpresa qëndron te populli, e ardhmja qëndron tek të rinjtë dhe vitaliteti qëndron në territoret lokale. 

Duke parë historinë, çdo moment i rëndësishëm në marrëdhëniet kino-amerikane është i pandashëm nga përpjekjet e dyanëshme të njerëzve të të dy vendeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, populli kinez dhe ai amerikan krijuan "miqësinë e tigrave fluturues" me gjak dhe zjarr. Në vitin 1971, "topi i vogël shtyu topin e madh"  duke bërë të mundur "shtrëngimin e duarve përtej Paqësorit". Siç theksoi Presidenti Xi Jinping në fjalimin e tij, themeli i marrëdhënieve kino-amerikane u hodh nga populli, dera e marrëdhënieve kino-amerikane u hap nga njerëzit, historia e marrëdhënieve kino-amerikane u shkrua nga njerëzit dhe e ardhmja e marrëdhënieve kino-amerikane do të shkruhet nga njerëzit. 

Pasi të hapet dera e marrëdhënieve kino-amerikane, ajo nuk do të mbyllet më kurrë. Sapo të nisë kauza e miqësisë mes dy popujve, ajo nuk do të lihet përgjysmë. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata, logjika historike e bashkëjetesës paqësore midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë, dëshira themelore e popullit kinez dhe atij amerikan për shkëmbime dhe bashkëpunim nuk do të ndryshojë dhe pritshmëritë e përgjithshme të njerëzve në mbarë botën për zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA nuk do të ndryshojnë.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Gjatë takimit në San Françisko, të dy krerët e shteteve arritën konsensus të rëndësishëm për lehtësimin dhe promovimin e shkëmbimeve njërëzore dhe kulturore. Kina njoftoi gjithashtu se është e gatshme të ftojë 50000  të rinj  amerikanë që të vijnë në Kinë për shkëmbim dhe studim në pesë vitet e ardhshme. Shpresohet që  qytetarët e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara të kontaktojnë më shumë, të kenë më shumë shkëmbime, të vazhdojnë të shkruajnë së bashku historinë e miqësisë midis popujve kinezë dhe amerikanë në epokën e re dhe t’i japin një shtysë të re dhe të pashtershme zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane.

      Kur foli për vizionin e ri të Kinës për promovimin e zhvillimit ekonomik në Azi-Paqësor në të ardhmen, zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning tha se Presidenti Xi Jinping vuri në dukje në fjalimin e tij me shkrim në Samitin e Liderëve të Biznesit se prosperiteti dhe zhvillimi i Azi-Paqësorit tregon se vetëm bashkëpunimi mund të zhvillohet, ndërsa mosbashkëpunimi është rreziku më i madh dhe "shkëputja dhe prishja e lidhjeve" nuk do t'i sjellë dobi askujt. Që nga fillimi i këtij viti, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rimëkëmbet dhe të përmirësohet, me ritme të rritjes që kryesojnë midis ekonomive kryesore të botës dhe zhvillim me cilësi të lartë, duke bërë përparim solid. Kina këmbëngul të hapë derën e saj për zhvillim, promovon me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë dhe zgjeron më tej aksesin në treg. Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, vendosmëria e Kinës për të krijuar një mjedis biznesi të orientuar nga tregu ligjor dhe ndërkombëtar nuk do të ndryshojë dhe politika e saj për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për investitorët e huaj pa diskriminim, nuk do të ndryshojë. Modernizimi i stilit kinez nënkupton një treg më të gjerë dhe mundësi të paprecedentë bashkëpunimi për botën dhe gjithashtu do të injektojë një shtysë të fortë në modernizimin botëror. Ne mirëpresim komunitetin global të biznesit që të marrë pjesë aktive në procesin e modernizimit të stilit kinez dhe të ndajë mundësitë e mëdha që sjell zhvillimi me cilësi të lartë të Kinës, theksoi zëdhënësja e MJK në konferencë për shtyp.