foto: CMG
Qendra e Studimeve për Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait(OBSh) publikoi të premten librin blu vjetor për OBSh 2023. Zhang Ming, sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, tha se pas 22 vitesh që nga krijimi i saj, Organizata e Bashkëpunimit e Shangait ka ruajtur një vrull të fortë dhe të shëndetshëm zhvillimi. Gjithnjë e më shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur interesin e tyre për t'u bashkuar ose për të bashkëpunuar.
Përmes një analize krahasuese shumëdimensionale me organizata të tjera ndërkombëtare, libri blu përgjithëson karakteristikat e OBSh-së dhe shpjegon drejtimin dhe objektivat e kësaj organizate. Në dokument vihet në dukje se mjedisi i jashtëm i ndërlikuar dhe serioz ka sjellë mundësi dhe sfida të papara për zhvillimin e OBSh-së. Po bëhet gjithnjë e më emergjente dhe e rëndësishme gjetja e metodave për përballimin e sfidave, për krijimin e bashkimit më të ngushtë të vendeve anëtare për të shtuar më shumë energji pozitive për ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror.
foto: CMG
Z. Zhang u shpreh se në korrikun e sivjetshëm, Irani u bë anëtar formal i OBSh-së dhe Bjellorusia pritet të anëtarësohet vitin tjetër. Ndërkohë, po dorëzohen pandërprerë aplikime nga palë të ndryshme për t'iu bashkuar OBSh-së.
Ai bëri të ditur se, palët përkatëse kanë kryer raunde të shumta konsultimesh për përmirësimin e punës së organizimit, krijimin e qendrës kundër drogës, të qendrës së luftës kundër krimeve të organizuara ndërkombëtare dhe të qendrës së sigurisë së informacionit.(Zhang Yan/Artan)