SHBA: policia dhe protestuesit përplasen para zyrave të Partisë Demokrate lidhur me luftën Israel-Hamas
2023-11-17 17:53:23
Foto nga VCG
Policia dhe protestuesit u përplasën të mërkurën në mbrëmje para zyrave të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate amerikane, gjatë një demonstrate ku pjesëmarrësit kërkonin një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Një numër i madh ligjvënësish dhe kandidatësh demokratë, përfshirë udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, ishin brenda ndërtesës për një aktivitet fushate që u ndërpre nga brohoritjet jashtë. Policia e Kapitolit tha se rreth 150 persona po "protestonin në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme" pranë Kongresit në Uashington.
Lajmet Kryesore