Kina publikon planin e punës për frenimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit
2023-11-16 11:07:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet shëndetësore kineze kanë publikuar së fundmi një plan pune për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-cerebrovaskulare.

Plani i punës përcakton kursin për punën përkatëse nga viti 2023 deri në 2030-n, tha të mërkurën Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Plani vuri në dukje se deri në vitin 2030 do të krijohet një sistem gjithëpërfshirës mbarëkombëtar parandalimi dhe trajtimi i hershëm për sëmundje të tilla. Institucionet mjekësore në të gjitha nivelet do të kenë një kapacitet më të madh për të luftuar sëmundje të tilla dhe do të arrihen përparime në zhvillimin përkatës teknologjik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të arritur qëllimet, plani propozoi monitorim të plotë të rreziqeve të sëmundjeve kardio-cerebrovaskulare te njerëzit e moshës 35 vjeç e lart. Ai gjithashtu kërkonte rritjen e kapacitetit të institucioneve mjekësore të nivelit parësor për të monitoruar nivelet e presionit të gjakut, sheqerit dhe yndyrës në gjak. (Elona)