Foto nga VCG
Kina filloi të mërkurën ndërtimin e njësisë së energjisë numër 1 të termocentralit të saj bërthamor “Xudapu” në provincën verilindore të vendit, Liaoning.
Ndërtimi do të ndihmojë në krijimin e një sistemi të ri energjetik dhe do të promovojë transformimin e energjisë së gjelbër dhe me karbon të ulët në provincë, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Njësia e energjisë bërthamore ka një kapacitet të instaluar prej 1.29 GW.
Me një investim total prej 140 miliardë juanësh (rreth 19.5 miliardë dollarë amerikanë), termocentrali bërthamor “Xudapu” është projektuar të ketë gjashtë reaktorë uji nën presion me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 7.6 GW. Pas përfundimit të plotë, termocentrali mund të prodhojë 54 miliardë kWh energji elektrike në vit.
Foto nga VCG
Termocentrali bërthamor është investuar nga “China National Nuclear Power Co., Ltd.”, një degë e “China National Nuclear Corporation” (CNNC). Ndërtimi i dy njësive të para të energjisë në termocentralin bërthamor filloi në vitin 2021. (Elona)