Xi thekson rolin e popujve në marrëdhëniet kino-amerikane
2023-11-16 13:15:20

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi rolin e popujve në marrëdhëniet Kinë-ShBA në banketin e mirëseardhjes në San-Francisko të mërkurën.

“Themeli i marrëdhënieve kino-amerikane është hedhur nga popujt tanë, dera e marrëdhënieve kino-amerikane është hapur nga popujt tanë, historitë e marrëdhënieve kino-amerikane janë shkruar nga popujt tanë dhe e ardhmja e marrëdhënieve kino-amerikane do të krijohet nga popujt tanë," u shpreh Xi Jinping-u. 

"Ne duhet të ndërtojmë më shumë ura dhe të shtrojmë më shumë rrugë për shkëmbimet mes popujve. Nuk duhet të ngremë pengesa ose të krijojmë ftohje," shtoi ai.

Presidenti kinez u shpreh i bindur se dera e marrëdhënieve Kinë-ShBA nuk mund të mbyllet përsëri pas hapjes dhe se kauza e miqësisë Kinë-ShBA nuk mund të ndalet në mes të rrugës pas nisjes.