Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët nuk shkel ligjin e BE-së
2023-11-16 17:23:02

Foto nga VCG

Marrëveshja që lejon Italinë të ngrejë qendra pritëse në Shqipëri për mijëra emigrantë që vijnë përmes detit, nuk shkel ligjin e Bashkimit Europian që zbatohet në këtë rast, tha sot zyrtarja më e lartë e BE-së për migracionin, Ylva Johansson. 

Marrëveshja, e cila u njoftua javën e kaluar, është shoqëruar me kritika nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nxitur krahasime me planet e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan të cilin Gjykata e Lartë e Britanisë e shpalli të paligjshëm.