Mbi 4,900 ndërmarrje marrin pjesë në Panairin e Teknologjisë së Lartë në Kinë
2023-11-16 11:29:02

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Panairi i 25-të i Teknologjisë së Lartë në Kinë u hap të mërkurën në qendrën e teknologjisë të Kinës Jugore, Shenzhen, duke shfaqur një numër produktesh dhe teknologjish të avancuara.

Me një sipërfaqe prej rreth 500,000 metrash katrorë, panairi ka tërhequr 4,925 ndërmarrje nga 105 vende dhe rajone, duke e bërë më të madhin ndonjëherë, bën të ditur “Xinhua”.

Panairi i këtij viti do të zgjasë deri më 19 nëntor. Gjatë veprimtarisë pesëditore do të mbahen ekspozita me tema si energjia e pastër dhe teknologjia me karbon të ulët. Një sërë aktivitetesh, duke përfshirë forume dhe ceremoni nënshkrimesh, janë planifikuar gjithashtu të zhvillohen gjatë panairit dhe pritet të shpallen më shumë se 680 arritje të reja.

Panairi vjetor i Teknologjisë së Lartë në Kinë, i inauguruar në vitin 1999, është panairi më i madh dhe më me ndikim i shkencës dhe teknologjisë në Kinë. (Elona)