Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit nis në Xi'an të Kinës
2023-11-16 18:24:52

Foto: Ceremonia e hapjes së Forumit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Xi'an, Provinca Shaanxi, Kinë Veriperëndimore, 16 nëntor 2023. /CGTN

Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit (SRIE) u hap të enjten në Xi'an, kryeqendër e provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, me hapje me standarde të larta dhe zhvillim me cilësi të lartë në agjendë.

Me temën "Zgjerimi i tregtisë, ndërlidhshmëria, lulëzim i përbashkët", ekspozita e sivjetshme përbëhet nga gjashtë ekspozita tematike në një sipërfaqe demonstrimi prej 72,000 metrash katrorë.

Gjashtë ekspozitat e mëparshme tërhoqën mbi 600,000 vizitorë. Vëllimet e përgjithshme të investimeve të kontraktuara për projekte jashtë e brenda vendit arritën përkatësisht në 45.4 miliardë dollarë dhe mbi 8 trilion juanë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë organizimit të ekspozitës, do të zhvillohen shumë konferenca, forume dhe aktivitete seriale ndërkombëtare dhe vendase, duke përfshirë ceremoninë e hapjes dhe Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, aktivitetet e vendit të ftuar të nderit, aktivitetet e provincës së ftuar të nderit, promovime të projekteve kryesore të Ekspozitës së Rrugës së Mëndafshit dhe ceremoni të nënshkrimeve kolektive të marrëveshjeve.

Në ekspozitën e sivjetshme janë shtuar, për herë të parë, një zonë ekspozimi për pesë vendet e Azisë Qendrore, një zonë ekspozimi për qytetet miqësore ndërkombëtare në provincën Shaanxi, një zonë ekspozimi për projektet kryesore të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një zonë ekspozimi të mallrave të Koresë së Jugut.

Foto:VCG

Qendra logjistike në qytetin Xi'an(Foto:VCG)

E bashkëorganizuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Ministria e Tregtisë, Federata mbarë-Kinë e Kinezëve të Kthyer nga Jashtë, Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe Tregtisë, Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut , dhe qeveria lokale e provincës Shaanxi, ekspozita do të vazhdojë deri më 20 nëntor.