Foto: Një model i shërbimeve të pozicionimit të BDS-së. / CFP
Sistemi i Navigimit Satelitor "BeiDou" (BDS) i Kinës është njohur si i standardit të kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), duke u bërë një sistem navigimi i pranuar gjerësisht për aviacionin civil botëror.
Standardet teknike dhe masat e rekomanduara të BDS-së janë shtuar në dokumentet standarde ekzistuese të ICAO-s në Shtojcën 10 të Konventës mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, raportoi "CAAC News" të mërkurën.
Verifikimet teknike të ICAO-s janë dëshmi për aftësinë e sistemit për të ofruar shërbime navigimi për industri të ndryshme anembanë botës.
Si një ndër katër sistemet globale të navigimit satelitor të njohura nga Kombet e Bashkuara, BDS-ja u ka shërbyer më shumë se 200 vendeve dhe rajoneve deri tani.
ICAO është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që ndihmon 193 vende të bashkëpunojnë dhe të ndajnë hapësirat e tyre ajrore për përfitim të përbashkët.(Artan)