Emigrantë (Foto Panorama)
Plani i qeverisë britanike për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, duke i dhënë fund mbi 18 muaj betejash ligjore në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar. Lordi Reed njoftoi vendimin unanim nga gjyqtarët të mërkurën, duke thënë se ata që dërgoheshin në vend do të ishin në rrezik real për t’u kthyer në shtëpi, pavarësisht nëse arsyet e tyre për të kërkuar azil ishin të justifikuara apo jo, shkruan “Panorama”.
Plani ishte njoftuar për herë të parë nga Boris Johnson, në prill të vitit 2022. Të gjithë kryeministrat e njëpasnjëshëm pohuan se masa do të vepronte si një pengesë për ata që kërkonin të kalonin Kanalin Anglez, si dhe do të ndihmonte për të shkatërruar bandat e kontrabandës së njerëzve.
Por gjyqtarët thanë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, azilkërkuesit duhej të mbroheshin, duke u kthyer në vendin e tyre, jo në Ruanda.
Lordi Reed tha se vendimi u mor bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe traktate të ndryshme të OKB-së. (Elona)