Jiangsu trajton një numër në rritje të trenave ndërkombëtarë të mallrave
2023-11-16 14:32:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Provinca Jiangsu e Kinës Lindore aktualisht operon 24 linja hekurudhore Kinë-Europë dhe Kinë-Azi, duke lidhur pesë nga qytetet e saj me afro 80 stacione ndërkombëtare treni në mbi 20 vende.

Jiangsu, i vendosur në një zonë ku bashkohen Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit e shekullit të 21-të, ishte një nga provincat e para në Kinë që nisi trenat ndërkombëtarë të mallrave, sipas një konference të mbajtur nga zyra e punëve të jashtme të Jiangsu në Nanjing, kryeqendra e provincës.

Deri sot, pesë qytete në Jiangsu, duke përfshirë Nanjing, Xuzhou, Suzhou, Lianyungang dhe Nantong, kanë operuar trena mallrash Kinë-Europë dhe Kinë-Azi.

Nga janari deri në tetor të këtij viti, numri i përgjithshëm i trenave ndërkombëtarë të mallrave të Jiangsu u rrit 14.2 për qind nga viti në vit për të arritur një nivel rekord prej 1,854, shkruan “Xinhua”. Vlera e ngarkesave të tyre arriti në 26.21 miliardë juanë (rreth 3.65 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 12.3 për qind nga viti në vit. (Elona)