Kryediplomati kinez: Samiti Xi-Biden shkoi "mirë" dhe u karakterizua nga "respekti reciprok"
2023-11-16 12:37:56

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Kryediplomati kinez Wang Yi i tha shtypit se samiti mes presidentit Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden të mërkurën shkoi shumë mirë, duke shtuar se ky samit u zhvillua në bazë të respektit reciprok.

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtor i Zyrës së Komisionit  të Punëve të Jashtme, është pjesë e delegacionit kinez që ka shkuar në qytetin amerikan San-Francisko për takimin e shumëmirëpritur mes Xi dhe Bidenit.

Wang Yi theksoi tre tiparet e këtij takimi. Së pari, ai është një takim strategjik. Presidenti Joe Biden i dërgoi një ftesë të posaçme presidentit X. Ky ishte një takim ndryshe nga takimet e tjera dypalëshe të APEC-ut. Së dyti, është një takim historik. Ky takim është organizuar në sfondin e një periudhe kyçe në marrëdhëniet kino-amerikane. Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme kino-amerikane më shumë se kurrë më parë. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi përsëri ShBA-në pas 6 vjetësh. Dy krerët e shteteve u takuan përsëri pas një viti. Ky pasqyron trashëgiminë historike dhe vlerën bashkëkohore të diplomacisë së udhëheqësve të Kinës e ShBA-së. Së treti, ky është një takim drejtues. Takimi vazhdoi për 4 orë dhe në të u përdor përkthimi i njëkohshëm. Të dy udhëheqësit zhvilluan shkëmbime të thella ballë për ballë, për të pasur një njohje të drejtë reciproke, për të kontrolluar si duhet divergjencat dhe për të nxitur bashkëpunimin e dialogun. 

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës