Foto RTSH
Bashkimi Europian do të sigurojë 110 milionë euro shtesë ndihmë humanitare për ukrainasit e prekur nga konflikti me Rusinë, njoftoi Komisioni Europian.
“Ndërsa raketat ruse bëjnë kërdinë në Ukrainë, komuniteti humanitar duhet të jetë i gatshëm të ndihmojë njerëzit më të cenueshëm të prekur gjatë muajve të ashpër të dimrit”, - theksoi komisioneri Europian për Krizat, Janez Lenarcic.
“Financimi i ri synon ndihmën në para, ushqim, ujë, strehim, kujdes shëndetësor, mbështetje psikosociale dhe mbrojtje”, - theksoi komisioni, citon “ATSH”.
BE do të dërgojë gjithashtu gjeneratorë shtesë të energjisë në Ukrainë.
Komunitetet e cenueshme në Ukrainë do të marrin 100 milionë euro, 10 milionë euro do të shkojnë për refugjatët ukrainas në Moldavi.
Angazhimi i fundit e çon ndihmën humanitare të BE-së në Ukrainë në 843 milionë euro. (Elona)