Flamuj të BE-se (Foto ATSH)
Komisioni Europian njoftoi se gratë në BE paguhen 13% më pak se burrat për të njëjtën punë. Sipas komisionit, progresi në mbylljen e hendekut gjinor të pagave ndër vite ka qenë i ngadaltë, ndërsa këtë vit nuk është shënuar aspak progres në këtë drejtim, citon “RTSH”.
Foto nga VCG
E drejta për pagë të barabartë për gratë dhe burrat për punë me vlerë të barabartë ka qenë një parim themelor i BE-së që nga Traktati i Romës në vitin 1957. Por këtë vit në union hyri në fuqi Direktiva për Transparencën e Pagave dhe në bazë të këtij ligji të ri, punëtorët do të mund të zbatojnë të drejtën e tyre për pagë të barabartë, nënvizon komisioni, sipas të cilit “çështja është transparenca”.
Foto nga VCG
Kjo direktivë vendos një kornizë të qartë për zbatimin e konceptit të punës me vlerë të barabartë dhe kritereve, duke përfshirë aftësitë, përpjekjen, përgjegjësinë dhe kushtet e punës dhe i ndihmon punëtorët të identifikojnë dhe sfidojnë diskriminimin në paga. (Elona)