Kina do të zgjerojë hapjen e tregut dhe do të ofrojë konkurrencë të ndershme për investitorët e huaj
2023-11-16 18:44:16

Kina do të vazhdojë të lehtësojë hyrjen në treg dhe të ofrojë konkurrim të barabartë për investitorët e huaj, tha të enjten organi më i lartë i planifikimit  ekonomik në vend. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Li Chao nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës bëri të ditur në një konferencë shtypi se do të shkurtohet  lista negative për investimet e huaja në Kinë në një mënyrë të arsyeshme dhe do të hiqen të gjitha kufizimet për investitorët e huaj në industrinë e prodhimit. 

Gjatë rishikimit apo shfuqizimit të ligjeve dhe rregulloreve që nuk janë në përputhje me "Ligjin e investimeve të huaja" të vendit dhe rregulloret mbi përmirësimin e mjedisit të biznesit, do të nxitet gjithashtu konkurrenca e ndershme në fusha të tilla si prokurimet, ulja e taksave dhe e tarifave dhe dhënia e lejeve e miratimi i projekteve, vuri në dukje Li.

Ai u shpreh që Kina do të forcojë përkrahjen me politika për projektet madhore me investime nga kompanitë e huaja, duke bashkërenduar përpjekjet për të trajtuar çështje të tilla si përdorimi i tokës, vlerësimi mjedisor dhe konsumi energjetik.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas zyrtarit, do të punohet gjithashtu për të zhvilluar veprimtari të tjera për nxitjen e bashkëpunimit global, duke ndërlidhur kompanitë ndërkombëtare me projektet vendore të investimeve. 

"Ne i mirëpresim investitorët nga e gjithë bota për të investuar e për t'u zhvilluar në Kinë, dhe do të krijojmë si gjithmonë një mjedis biznesi të përshtatshëm dhe lehtësi për prodhimin dhe funksionimin  e tyre këtu," shtoi Li Chao.(Artan)