Shoqëria e Muzikës së Dhomës e Qendrës "Lincoln" do të bëjë turne në Kinë
2023-11-16 20:13:18

Nga 29 nëntor deri më 12 dhjetor, Shoqëria e Muzikës së Dhomës e Qendrës "Lincoln" (CMS) do të bëjë përsëri turne në Kinë, duke dhënë tetë koncerte në gjashtë qytete.

foto: CMG

foto: CMG

Këto gjashtë qytete janë përkatësisht Hong-Kongu, Shenzhen-i, Shangai, Nankini, Pekini dhe Tianjin-i. Turneu do të udhëhiqet nga pianisti Wu Han dhe violonçelisti David Finckel, dhe do të zhvillohet bashkë me katër artistë të tjerë. Vizita e parë e CMS-it në Kinë ishte në vitin 2015. Wu Han dhe David Finckel theksuan se janë të kënaqur që do të drejtojnë CMS-in në rikthimin në Kinë dhe shprehën bindjen që Kina ka potencial për t'u bërë një vend udhëheqës në botën e muzikës klasike.

Përveç koncerteve, CMS-i do të zhvillojnë masterklasa në katër akademi muzikore, për të mbështetur dhe inkurajuar artistët e rinj kinez që të eksplorojnë artin e muzikës së dhomës.