Hungaria dhe Rusia, marrëveshje për energjinë bërthamore
2023-11-16 11:24:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hungaria dhe kompania ruse e energjisë bërthamore “Rosatom” kanë rënë dakord për zgjerimin e planifikuar prej kohësh të centralit bërthamor “Paks”.

“Tani mund të thuhet me siguri se dy njësitë e reja do të lidhen me rrjetin në fillim të viteve 2030”, - tha ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó. Dy njësitë e reja do të zëvendësojnë dy nga katër reaktorët që janë aktualisht në punë në central.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ra dakord për ndërtimin e centralit me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2014.

Moska dha gjithashtu një kredi prej 10 miliardë eurosh (10,7 miliardë dollarë), e cila mbulon më shumë se 80% të kostove, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Orbán nuk i ndryshoi planet edhe pas fillimit të konfliktit ruso-ukrainas, pavarësisht presionit ndërkombëtar për ta bërë këtë.

Autoriteti shtetëror bërthamor hungarez dha lejet e nevojshme të ndërtimit vitin e kaluar. Bashkëpunimi energjetik i Hungarisë me Rusinë është kritikuar gjerësisht në Bashkimin Evropian. (Elona)