Xi Jinping-u kërkon të bëhen të gjitha punët e shpëtimit pas zjarrit në një ndërtesë zyrash të një miniere në Shanxi
2023-11-16 20:03:13

Në orën 7 të së enjtes, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë zyrash në minierën e qymyrgurit Yongju në qytetin Lyliang të provincës Shanxi. Deri tani nga ky aksident janë shkaktuar 26 të vdekur dhe 38 të plagosur.

Foto: VCG

Foto: VCG

Pasi  ndodhi ngjarja, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit i kanë kushtuar asaj një rëndësi të madhe. Presidenti kinez Xi Jinping, që po bën një vizitë jashtë vendit, dha një urdhër të rëndësishëm. Ai kërkoi që të bëhen të gjitha përpjekjet për të trajtuar të plagosurit, për t’u ofruar ngushëllime familjeve të të vdekurve, për të kërkuar arsyen e aksidentit dhe për të mbajtur seriozisht përgjegjësi.

Xi kërkoi gjithashtu hetim të thellë mbi rreziqet e mundshme në industritë dhe fushat kryesore, dhe përmirësimin e planeve emergjente e të masave parandaluese për të frenuar me vendosmëri ndodhjen e aksidenteve të mëdha dhe për të mbrojtur sigurinë e jetës e të pronës së njerëzve, si edhe qëndrueshmërinë e përgjithshme shoqërore.