Mbi 1200 shkencëtarë kinezë iu shtuan listës globale të studiuesve shumë të cituar
2023-11-16 11:16:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Mbi 1,200 shkencëtarë kinezë iu shtuan listës më të fundit të studiuesve shumë të cituar të lëshuar nga “Clarivate”, një analizues i madh global i të dhënave shkencore, sipas “China Science Daily”, cituar nga “Xinhua”.

“Clarivate” publikoi të mërkurën listën e saj të hulumtuesve shumë të cituar 2023. Një total prej 6,849 shkencëtarësh nga më shumë se 1,300 institucione në 67 vende dhe rajone u shtuan në listë, me 83.8 për qind që vijnë nga 10 vende dhe rajone.

Me 1,275 shkencëtarë kinezë që u zgjodhën për listën, Kina renditet e dyta globalisht. Rreth 1,169 shkencëtarë kinezë u zgjodhën vitin e kaluar. Akademia Kineze e Shkencave (CAS) punëson 270 nga studiuesit në listën e këtij viti, duke e bërë atë institucionin me numrin më të madh të studiuesve shumë të cituar në botë. (Elona)