Projekti i devijimit të ujit u shërben 68 milionë njerëzve në Shandong
2023-11-16 11:11:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 Faza e parë e rrugës lindore të projektit të devijimit të ujit nga Jugu në Veri të Kinës u ka shërbyer  më shumë se 68 milionë njerëzve në provincën Shandong të Kinës Lindore. 6.14 miliardë metra kub ujë janë çuar në Shandong që kur filloi furnizimin me ujë në nëntor 2013, shkruan “Xinhua”. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri ka tri rrugë. Rruga lindore transferon ujin nga provinca Jiangsu në rajone, duke përfshirë Shandong, Hebei dhe Tianjin. Me një gjatësi prej 1,467 km, faza e parë e rrugës lindore të projektit të ujit transferon ujin nga lumi Yangtze në Shandong, duke shfrytëzuar kanalet dhe stacionet e pompimit. Rruga e mesme është më e spikatura, duke filluar nga rezervuari Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe duke kaluar nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. Rruga perëndimore është ende në fazën e planifikimit. (Elona)

Foto nga VCG

Foto nga VCG