Katastrofë në “Al-Shifa”, foshnjat po humbin jetën nga mungesa e oksigjenit
2023-11-16 11:34:04
Foto RTSH
Tanket izraelite u grumbulluan pranë portave të spitalit “Al-Shifa” në qytetin e Gazës, ndërsa drejtori i objektit shëndetësor, Muhammad Abu Salmiya, ka bërë të ditur se spitali është shndërruar në një varr masiv për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ujit dhe oksigjenit. Trupat e atyre që humbin jetën po varrosen brenda territorit të spitalit pasi, sipas tij, forcat izraelite nuk lejojnë askënd të hyjë apo të dalë nga spitali, shkruan “RTSH”.
Ai ngriti alarmin se shumë foshnja po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit. Stafi mjekësor ka njoftuar se nuk është më në gjendje të ofrojë më shumë për sa kohë spitali është nën rrethim. (Elona)
Lajmet Kryesore