foto: VCG
Takimi ministror i APEC-it për vitin 2023 filloi të martën në San-Francisko të ShBA-së, duke pasur në fokus krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.
Ndërlidhshmëria, risitë, forcimi i përfshirjes dhe çlirimi i potencialeve të papërdorura të njerëzve janë tre përparësitë në ditët e ardhshme, sipas sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken, i cili kryesoi sesionin plenar të hapjes bashkë me Përfaqësuesen Tregtare të ShBA-së Katherine Tai.
Foto: VCG
Blinken vuri në dukje ekzistencën e shumë sfidave ekonomike, me gjithë përparimin drejt një të ardhme më të begatë gjatë tre dekadave të fundit.
Tai theksoi kërcënimin e zinxhirëve të brishtë të furnizimit, pabarazinë dhe pasigurinë ekonomike në rritje, përkeqësimin e krizës klimatike dhe shtimin e tensioneve gjeopolitike.
Takimi ministror dyditor do të pasohet nga Mbledhja e Liderëve Ekonomikë të APEC-it, e planifikuar nga 15 deri më 17 nëntor.