Xi Jinping-u mbërrin në San-Francisco
2023-11-15 11:48:30

Të martën në mbrëmje sipas kohës vendore, me ftesën e presidentit amerikan Joe Biden, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në San-Francisco të ShBA-së, ku ai do të zhvillojë një takim me presidentin Biden. Krahas kësaj, me ftesë nga pala organizatore, kryetari Xi do të marrë pjesë në Mbledhjen e 30-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut.

Pas mbërritjes me një avion të posaçëm në Aeroportin Ndërkombëtar të San-Franciskos, kryetari Xi u prit ngrohtësisht nga përfaqësuesit e palës amerikane, si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe sekretarja e Thesarit Janet Yellen. (Jiang Lei)