Foto nga VCG
Ndryshimi klimatik i dëmton amerikanët fizikisht, mendërisht dhe financiarisht, shpesh duke ndikuar madje tek ata që kanë bërë më pak për ta shkaktuar atë, përfshirë afrikano-amerikanët që po përballen me përmbytjet në jug dhe minoritetet që përballen me të nxehtin ekstrem nëpër qytete, thuhet në një raport federal të publikuar të martën.
Mbi dymbëdhjetë agjenci federale amerikane dhe rreth 750 shkencëtarë hartuan raportin e titulluar “Vlerësimi Kombëtar për Klimën”, që synon të qartësojë konkluzionet më të mira shkencore për këtë problem dhe t’ia komunikojë ato audiencës më të gjerë, tha Presidenti Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. “Ky vlerësim na tregon në terma të qarta shkencore se ndryshimi klimatik po ndikon tek të gjithë rajonet, të gjithë sektorët në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Paralajmëron se ka nevojë të madhe për veprim të mëtejshëm. Nuk mund të qëndrojmë pa bërë gjë”.