Kuleba: BE nuk do të na furnizojë dot me një milion predha
2023-11-15 15:53:46
Foto nga VCG
Bashkimi Europian ndoshta nuk do të jetë në gjendje të zbatojë planin e tij për të furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në mars 2024 për shkak të gjendjes së prodhimit të industrisë së mbrojtjes dhe pengesave burokratike. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u shpreh se nuk ka gjasa që të respektohet ky plan, shkruan “ATSH”. Kuleba theksoi se shkaku i këtij problemi nuk është mungesa e vullnetit politik, por gjendja e mjerueshme e industrisë së mbrojtjes.
“Bashkimi Europian po punon për eliminimin e këtyre problemeve dhe kjo është arsyeja pse në Berlin i bëra thirrje unionit që të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse në fushën e industrive të mbrojtjes”,- shtoi ai. (Elona)
Lajmet Kryesore