Porti kufitar Kinë-Mongoli rifillon kalimin e pasagjerëve
2023-11-15 15:47:56

Foto nga VCG

Porti Ganqmod në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, porti më i madh rrugor në kufirin Kinë-Mongoli, rifilloi trafikun e dyanshëm të pasagjerëve, bën të ditur “Xinhua”.

Për të garantuar zhdoganimin normal të pasagjerëve në port janë marrë masa duke përfshirë optimizimin e shërbimit dhe hapjen e kanaleve të shumta të inspektimit, tha administrata e portit.

Në vitin 2022, porti përfundoi zhdoganimin e mbi 19 milionë tonë mallra, më shumë se dyfishi i vitit 2021.

Porti Ganqmod është një kanal i madh importi për vendin dhe një qendër e rëndësishme në korridorin ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi. (Elona)