Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë për sezonin e sëmundjeve të frymëmarrjes
2023-11-15 15:31:35

Foto nga VCG

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thanë të hënën se kushtet sezonale mund t'i bëjnë problemet e frymëmarrjes më të rënda me afrimin e dimrit. Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, tha në një konferencë për shtyp se monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm duhet të forcohen për të mbajtur një vëzhgim të ngushtë mbi prevalencën e sëmundjeve të tilla si Covid 19 dhe gripi. Wang Dayan, kreu i Qendrës Kombëtare Kineze të Gripit nën Institutin Kombëtar për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Virale, tha se të dhënat e monitorimit treguan se rajonet jugore dhe veriore të Kinës kanë parë aktivitete në rritje të gripit, duke vënë në dukje se H3N2 është aktualisht lloji dominues i gripit, bën të ditur “Xinhua”. Wang theksoi se vaksinimi është mënyra më efektive dhe ekonomike për të parandaluar sëmundjet infektive. Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë një mënyrë jetese të shëndetshme. (Elona)