Presidenti Xi nis “udhëtimin në San-Francisko” pas 38 vjetësh
2023-11-15 12:01:15
38 vjet më parë, Xi Jinping-u, që asokohe ishte sekretari i Komitetit të Partisë të kontesë Zhengding në provincën Hebei, vizitoi për herë të parë Shtetet e Bashkuara, dhe ndalesa e tij e parë ishte San-Francisko. Përpara urës "Golden Gate" Xi bëri një foto të çmuar. 38 vjet më vonë, ai viziton përsëri San-Franciskon. Me ftesë të presidentit amerikan Joe Biden, presidenti Xi Jinping gjendet në San-Francisko nga 14 deri më 17 nëntor për Samitin Kinë-ShBA, si edhe për të marrë pjesë në Mbledhjen e 30-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-it. Le t'i presim së bashku këto dy ngjarje të rëndësishme.
Lajmet Kryesore