foto nga CMG
Pjesa kontinentale e Kinës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë zgjedhja më e mirë për sipërmarrësit tajvanezë për të investuar dhe për të bërë biznes, theksoi të martën Wang Huning, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Duke folur në konferencën vjetore të Samitit të Sipërmarrësve në të Dy Brigjet e Ngushticës së Tajvanit për vitin 2023, Wang vuri në dukje që ndërtimi i një vendi modern socialist në të gjitha aspektet dhe nxitja e rilindjes së kombit kinez në të gjitha fushat ndërmjet rrugës kineze drejt modernizimit u ka krijuar mundësi të shumta dhe hapësirë të gjerë bashkatdhetarëve e sipërmarrësve nga Tajvani për zhvillim në pjesën kontinentale.
"Ne i jemi përgjigjur aktivisht aspiratës së përbashkët të bashkatdhetarëve në dy brigjet e ngushticës së Tajvanit për paqe, zhvillim, shkëmbime e bashkëpunim, duke iu përmbajtur konceptit që 'të dyja brigjet e ngushticës së Tajvanit i përkasin së njëjtës familjeje', kemi treguar respekt e përkujdes dhe kemi sjellë përfitime për bashkatdhetarët nga Tajvani, si edhe kemi forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e integruar midis dy brigjeve të ngushticës, duke dhënë kontribut për rritjen ekonomike të kombit kinez," shtoi Wang në konferencë.
Duke vënë në dukje se zhvillimi paqësor i marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës përputhet me interesat bazë dhe dëshirat e përbashkëta të bashkatdhetarëve në të dy brigjet, si edhe me prirjen e kohës, ai u bëri thirrje të dy brigjeve ta mbajnë fort të ardhmen e ngushticës së Tajvanit në duart e tyre dhe të punojnë bashkërisht për paqen, ribashkimin dhe realizimin e rilindjes kombëtare. (Wang Lei/ Artan)