foto nga CFP
Vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” pritet të shpallin krijimin e një kuadri bashkëpunimi ndërkombëtar për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave, në një forum që do të mbahet këtë javë në Pekin. Liu Weimin, kreu i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reagimit në Ministrinë e Menaxhimit të Emergjencave (MEM), i bëri komentet në një konferencë për shtyp të martën.
Liu tha se forumi ministror i “Një brez, një rrugë” për reduktimin e rrezikut të fatkeqësive dhe bashkëpunimin në menaxhimin e emergjencave do të mbahet të enjten, bën të ditur “Xinhua”.
Kina do të shpallë masa për të mbështetur ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si trajnimi për aftësitë, shpëtimi dhe bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh.
MEM do të publikojë zyrtarisht në këtë forum një raport të vlerësimit të fatkeqësive të vendeve të “Një brez, një rrugë”, sipas Liu. (Elona)