Parku sportiv në qytetin Lianyungang të provincës Jiangsu të Kinës Lindore / foto nga CFP
Provinca Jiangsu e Kinës Lindore planifikon të ndërtojë 500 km shtigje fitnesi dhe të paktën 50 parqe apo sheshe sportive dhe të promovojë të paktën 100 vende sportive të hapura për publikun me tarifa të ulëta ose falas vitin e ardhshëm, sipas drejtorisë rajonale të sportit, bën të ditur “Xinhua”.
Jiangsu e njoftoi planin në një takim kombëtar të mbajtur të hënën për të avancuar zhvillimin e sistemeve të shërbimit publik për fitnes dhe aktivitet fizik në qytetin e Zhangjiagang.
Provinca aktualisht ka 317,900 vende sportive, me një sipërfaqe për frymë të objekteve sportive që arrin 4.03 metra katrorë.
Edicioni i nëntë i Lojërave të Fitnesit Jiangsu në 2024-n do të përfshijë 33 ngjarje të njohura në mesin e publikut dhe ato do të përcaktohen nga votimi në internet dhe shoqatat sportive, sipas Zhang Haitao, zëvendësdrejtor i Zyrës Sportive së Jiangsu. (Elona)
foto nga CFP
foto nga CFP