Foto nga VCG
“Web Summit 2023”, një nga ngjarjet më të mëdha në botë në inovacionin teknologjik, nisi të hënën në Lisbonë, me një rekord pjesëmarrjeje.
Duke u fokusuar në përdorimin e inteligjencës artificiale për t'i "shërbyer njerëzimit", mbledhja katërditore është e vetmja ngjarje ku mijëra njerëz mblidhen rreth kësaj teme, tha Katherine Maher, CEO e “Web Summit”, e cila mori rolin vetëm dy javë më parë, shkruan “Xinhua”.
Duke e përshkruar teknologjinë si shpresën më të madhe për të ardhmen e njerëzimit, Maher tha se temat e samitit të këtij viti, me fokus të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale, do të ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë.
Sipas organizatës, “Web Summit” numëron 900 investitorë, 800 folës dhe gjithsej 70,000 pjesëmarrës nga 160 vende. (Elona)