Ukraine (Foto Railway Gazette)
Operatorët hekurudhorë të Ukrainës, Moldavisë dhe Rumanisë kanë ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar transportin e tyre ndërkufitar të mallrave përmes hekurudhës, njoftuan mediat lokale.
Marrëveshjet parashikojnë lëvizjen pa ndalesë të transportit hekurudhor përmes pikës së kalimit kufitar Reni të Ukrainës, e cila shtrihet pranë pikave të kalimit Giurgiulesti të Moldavisë dhe Galatit të Rumanisë, shkruan “Xinhua”.
Përveç kësaj, të tre vendet ranë dakord të koordinojnë vëllimet e transportuara të mallrave pesë ditë përpara transportit dhe të shkëmbejnë informacione mbi lëvizjen.
Hapat synojnë të trefishojnë kapacitetin e kalimit kufitar Giurgiulesti-Galati dhe të reduktojnë kohën e transportit të mallrave midis tre vendeve me dy ose tri ditë.
Ukraina po përpiqet të rrisë eksportet e drithërave dhe mallrave të tjera përmes porteve në Rumani dhe Moldavi, pas mospërmbushjes së Marrëveshjes së Drithit të Detit të Zi dhe pasi disa vende vendosën një embargo ndaj importeve të grurit nga Ukraina. (Elona)